Gjermania ka fuqi fiskale që të rris ndihmat shtetërore deri në 50 miliardë euro për bizneset e prekura nga mbyllja e vendit, si pasojë e valës së dytë të koronavirusit.
Kështu ka bërë të ditur sot në një fjalim në Parlamentin gjerman ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, raporton Reuters.
“Kjo vjen në krye të granteve të paguara tashmë nga afërsisht 80 miliardë euro, 23 miliardë euro shtesë si pjesë e skemës së mbrojtjes së punës në Kurzarbeit dhe një programi stimulues shumëvjeçar me vlerë 130 miliardë euro”, u tha Altmaier ligjvënësve.
Kancelarja Angela Merkel ka ndërmarrë qysh në mars të vitit të kaluar një varg masash për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët e prekur nga masat anti-Covid.