Humolli: Shumë shpejt pritet të nisë vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë

Isme Humolli e OBSH-së në Kosovë ka thënë se vaksinimi në Kosovë do të fillojë shumë shpejt, por se duhet të vazhdohet me respektimin e masave, si mbajtja e maskave, distanca e higjiena.

Ajo ka thënë se kjo organizatë ka qëndruar që nga fillimi afër qytetarëve për tejkalimin e situatës me pandeminë.

Ka shtuar se është duke u bërë faza e fundit e përgatitjes për vaksinimin kundër COVIDIT.

Reklama e sponzorizuar

E ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është pyetur për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Ai ka thënë se është krijuar një praktikë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut. Por, Zemaj i ka bërë thirrje gjitha subjekteve politike që ta kenë parasysh se virusi është prezent.

Sa i përket masave, ai ka thënë se do të bëhet kategorizimi dhe se gjendja është e qetë, por se nuk do të thotë që nuk duhet pasur kujdes.