KEDS-i ka bërë të ditur se së shpejti do të rikthehet furnizimi me energji elektrike për banorët e lagjes Vranjevc, dhe rrugëve “Xhon Sereqi”, “Kamet Loshi”, “Ismet Krasniqi”.
Banorët e këtyre rrugëve dhe lagjes Vranjefc kanë mbetur pa energji elektrike që nga dita e djeshme.
“Së shpejti pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike për banorët e rr. Xhon Sereqi, Kamet Loshi dhe Ismet Krasniqi, të lagjes Vranjevc. Ekipet tona të terrenit janë duke punuar intenzivisht që sa më parë të rregullohet kabllo e dëmtuar nëntokësore e cila furnizon trafon e këtyre lagjeve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.