Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

1. Ndjekja e perfeksionit

Ndoshta ju keni pasur gjithmonë një ide të jetës së përsosur: një partner i mahnitshëm, dy fëmijë (një djalë dhe një vajzë), një shtëpi e madhe, pushime fantastike … Pastaj, jeta ju hedh një top të fortë: një lëndim ju detyron të rimendoni karrierën tuaj, ose partneri juaj zhvillon depresion. Perfeksionistët kanë vështirësi: “Si mund të shkoj përpara me këtë jetë më pak se të përsosur?” Me këtë mendim, kërkimi i përsosmërisë na mban në një gjendje të paralizës, e kundërta e forcës reale, e cila ka të bëjë me rritjen dhe progresionin. Perfeksionistët mund të duken si personazhe produktive, por ndonjëherë mund të dështoni në përmbushjen e potencialit tuaj në ndjekje të përsosmërisë. Kjo është për shkak se ju jeni shumë të frikësuar për t’i nisur gjërat, në rast se nuk ndiheni mjaftueshëm të mirë. Dështimi është një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të elasticitetit. Një fillim i mirë është të pyesni: ‘Ku mund të gjej kompromisin?’

2. Të qenit katastrofist

Reklama e sponzorizuar

“Katastrofist” përshkruan një person që ka tendencën të shohë gjithçka që i ndodh, ose si katastrofë, ose një katastrofë potenciale. Për shembull: “Do të humbasim avionin, dhe nëse e humbasim nuk do të marrim dot kurrë një tjetër!” Katastrofistët janë fansa të absolutes: “Gjithmonë humbas trenin. Gjithmonë njerëzit më lënë në baltë”.

Kur bëhet fjalë për përballimin e vështirësive, problemi i të jetuarit në një botë bardhë e zi është se jeta është e mbushur me zona gri; me mundësi dhe alternativa. Njerëzit që rimëkëmben janë në gjendje të ngrihen mbi shqetësimet e tyre, t’i shohin zonat gri, dhe nëse nuk i shohin, janë gjithësesi në gjendje që t’i gjejnë.

Katastrofizmi kufizon aftësinë tonë për t’u ringritur, sepse është një mënyrë e shmangies së përgjegjësisë. Shpesh herë kur ne themi “Eshtë kaq e padrejtë, gjithmonë e humbas trenin”, ajo që nënkuptojmë vërtetë është “Jam kaq e mërzitur me veten. Duhet t’i lë më shumë kohë udhëtimit”. Kur marrim përgjegjësi për një situatë, ndihemi më mirë sepse pranojmë, nuk rezistojmë, e si pasojë e gjejmë një rrugëdalje.

3. Mentaliteti i viktimës

Është krejt e natyrshme të ndiejmë keqardhje për veten tonë kur kalojmë një kohë të vështirë. Por duhet të shmangim qëndrimin gjatë në këtë gjendje. Është një pozicion pafuqie, dhe sa më gjatë që qëndroni në gjendjen “e gjora unë”, aq më shumë shtyni marrjen e masave për këtë. Të mos bësh asgjë për të ndihmuar veten në një situatë të vështirë, për shkak se eksperienca e mëparshme të thotë që nuk ka vlerë, do të thotë të zgjedhësh të jesh e pashpresë – dhe kjo është pengesë për forcën reale.

Psikologët kanë arritur në konkluzionin se mentaliteti i viktimës është një nga shkaqet kryesore të depresionit. Mënyra si shohim ngjarjet negative që ndodhin përreth nesh ka një impakt të madh mbi atë nëse ndihemi të pashpresë ose jo. Psikologët i quajnë këto modele të menduari si “atribuimi”. Është “atribuimi i brendshëm”, ku mendoni se shkaku i ngjarjes negative është brenda jush; është “atribuimi i vazhdueshëm” ku mendoni që shkak është një gjendje e përhershme dhe ai “global”, ku mendoni se faktorët që ndikojnë në rezultatin aplikohen në një numër të madh situatash dhe jo vetëm në tuajën. Nëse mentaliteti i viktimës shkaktohet nga këto modele të menduari dhe ne sfidojmë mënyrën tonë të të menduarit dhe e ndryshojmë atë, atëherë nuk do të biem pre e viktimësisë.