Këto shtete dhe regjione, nga 15 janari në listën zvicerane të karantinës

Nga 15 janari, njerëzit nga 19 vende ose zona – përfshirë Holandën dhe përsëri Republikën Çeke – duhet të futen në karantinë pasi të kenë hyrë në Zvicër.

Zvicra ka aktualizuar përsëri listën e saj të karantinës. Nga 15 janari, njerëzit nga 19 vende ose zona – përfshirë Holandën dhe përsëri Republikën Çeke – duhet të futen në karantinë pasi të kenë hyrë në Zvicër.

Këtë njoftim e ka bërë Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të mërkurën, shkruan sda.

Reklama e sponzorizuar

Vendi tjetër i BE-së Danimarka do të jetë gjithashtu “banor” i ri në listë nga 15 janari. Po kështu nga një zonë e Italisë dhe Gjermanisë janë, nga 15 janari, në listën zvicerane të karantinës, përcjell albinfo.ch. Në Itali është regjioni Veneto, ndërsa në Gjermani landi i Saksonisë. Rajoni i Friuli-Venezia Giulia në Itali që ishte deri tani, do të hiqet nga lista të enjten.

Shtetet evropiane që bëjnë pjesë në këtë listë janë: Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Luksemburgu, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, San Marino, Andorra dhe Gjeorgjia . Në vendet fqinje, si Austria dhe Franca, nga ana tjetër, aktualisht nuk ka zona karantine.

Jashtë Evropës, Panamaja do të jetë në listën e karantinës nga 15 janari, dhe Belize do të fshihet nga e enjtja. Të listuara janë edhe SHBA dhe Afrika e Jugut. Kushdo që hyn në Zvicër nga vendet e listuara duhet të qëndrojë në karantinë për dhjetë ditë.

Në fund të tetorit në listë kishte mbi gjashtëdhjetë shtete si dhe zona të shumta në të gjitha vendet fqinje të Zvicrës. Duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve në Zvicër, Këshilli Federal pati vendosur të ndryshonte rrënjësisht kursin.

Që atëherë, qeveria e Zvicrës ka vendosur në listën e rrezikut vetëm shtetet ose zonat, vlera 14-ditore e të cilave për 100,000 banorë është për më shumë se 60 më e lartë se në Zvicër. Të mërkurën, kjo vlerë në Zvicër ishte rreth 523 raste.