Kosova konfirmon raste pacientësh të infektuar për herë të dytë me COVID

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha deklaron se në këtë klinikë janë paraqitur për trajtim raste që kanë rezultuar për herë të dytë me koronavirus.

Sipas drejtoreshës Ajazaj –Berisha, disa prej rasteve duhet edhe të spitalizohen.

Po gjatë këtyre kohëve të fundit kemi pasur edhe raste që na kanë ardhur për herë të dytë me Covid-19 të cilët kanë qenë gjatë muajve të verës të konfirmuar me PCR-pozitiv dhe tani përsëri kanë qenë Covid- pozitiv, në mesin e tyre kemi pacientë të cilët në atë kohë nuk kanë pasur manifestime klinike ose kanë pasur manifestime të lehta, ndërsa tani kemi disa prej rasteve që edhe duhet të spitalizohen”, tha ajo për Ekonomia Online.

Reklama e sponzorizuar

SCAN