Lajm i mirë për kosovarët që duan të punojnë në Zvicër

Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje për përmirësimin e mundësive për punësimAmbasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë nënshkruar marrëveshje të re për t’i përmirësuar perspektivat e punësimit për të rinjtë dhe të rejat në Kosovë në katër vitet e ardhshme.

Sipas njoftimit ambasadori i Zvicrës në Kosovë dhe ministri në detyrë, Skënder Reçica kanë nënshkruar marrëveshje për vazhdimin e projektit “Enhancing Youth Employment” edhe për katër vitet e ardhshme.

“Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i shkalles së lartë të papunësisë së të rinjve , duke lehtësuar fazën e tranzicionit nga shkollimi në punë për të rinjtë dhe të reja. Me këtë rast ambasadori Kolly theksoi rëndësinë e angazhimit të ngushtë të sektorit privat si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Iniciativa bazohet në të arriturat dhe mësimet e nxjerra në fazat e mëhershme (2013-2020). Falë zhvillimit të aftësive të rëndësishme për tregun e punës dhe sigurimit të informacionit më efikas për sektorin privat dhe për punëkërkuesit, mbi 5.000 të rinj kanë gjetur punë gjatë tetë viteve të fundit”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Sipas njoftimit, në periudhën 2021-2024 edhe 3000 të rinj pritet të gjejnë punë përmes këtij projekti.