Raporti: Kina do të jetë ekonomia më e madhe në botë deri në vitin 2028

Kina do të kapërcejë Shtetet e Bashkuara për t’u bërë ekonomia më e madhe në botë në vitin 2028, sipas një raporti nga Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesin (CEBR), me qendër në Britani.

CEBR tha se “menaxhimi i aftë i pandemisë” të Kinës, me bllokimin e saj të hershëm dhe goditjet afatgjatë në Perëndim kanë bërë që performanca relative e Kinës  të përmirësohet.

Kina duket e vendosur për rritjen mesatare ekonomike prej 5.7 për qind në vitet 2021-25. Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të kenë një reagim të fortë post-pandemik në vitin 2021, ku rritja e saj do të ngadalësohej në 1.9 për qind në vit midis viteve 2022 dhe 2024, thotë raporti.

Reklama e sponzorizuar

Japonia do të mbetet ekonomia e tretë më e madhe në botë, në terma dollarësh, deri në fillim të viteve 2030 kur do të tejkalohet nga India, duke e shtyrë Gjermaninë nga vendi i katërt në të pestin.

Mbretëria e Bashkuar, aktualisht ekonomia e pestë më e madhe, do të kalonjë  në vendin e gjashtë nga viti 2024.

Sidoqoftë, përpos një goditje në vitin 2021 nga dalja e saj nga tregu i vetëm i Bashkimit Evropian, prodhimi i brendshëm bruto britanik (PBB) parashikohet të jetë 23 për qind më i lartë se ai i Francës deri në vitin 2035, i ndihmuar nga udhëheqja e Britanisë në ekonominë dixhitale.

Sipas raportit, ndikimi i pandemisë në ekonominë globale ka të ngjarë të shfaqet në inflacion më të lartë, jo në rritje të ngadaltë./Reuters