Pandemia COVID-19 ka ndikuar shumë në ekonominë kosovare.
Ky ndikim ka reflektuar dukshëm edhe në rënien e përformancës se industrive ekonomike në vend.
Sipas një hulumtimi të Institutit GAP me titull “Programi i rimëkembjes ekonomike, mungesa e një qasje sektoriale” thuhet se aktivitetet ekonomike me rënien më të lartë të deklarimit të qarkullimit janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit me 79%, patundshmëria me 44%, transporti dhe magazinimi me 43%, si dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 37%.
Ndërkaq në anën tjetër, informimi dhe komunikimi kishte ngritje për 12%, uji, menaxhimi i mbeturinave kanë shënuar rritje me 23% dhe industritë e tjera të cilat patën rënie relativisht të lehtë si ajo përpunuese me 6%, bujqësia 3% dhe tregtia me 9% thonë nga GAP.
Kujtojmë se që nga 13 mars, Qeveria e Kosovës urdhëroi mbylljen e pothuajse tërë aktivitetit ekonomik me përjashtim të bizneseve esenciale si furnizimi me ushqim dhe produkte farmaceutike.
Edhe pse disa biznese, si restorantet e dasmave, klubet e natës, palestrat sportive, pishinat e të tjera që hyjnë nëindustrinë e artit, argëtimit, rekreacionit, dhe veprimtarive shërbyese vazhduan të qëndrojnë të mbyllura ose operuan me orar të kufizuar. /Buletini Ekonomik/