Shenja se jeni person shumë i zënë

Është e vërtetë që të jesh produktiv shpesh do të thotë të jesh i zënë … por është e vërtetë vetëm deri në një pikë.

Siç me siguri e dini nga përvoja personale, ju mund të bëheni aq të zënë sa të arrini një pikë ku nuk mund të duroni më peshën e angazhimeve tuaja. Sapo të keni arritur këtë pikë, bëhet e qartë që keni më shumë seç duhet angazhime mbi veten tuaj.

Truku, sidoqoftë, është të njohësh shenjat e “shumë të zënë” para se të arrish në këtë pikë.

Reklama e sponzorizuar

Për t’ju ndihmuar BusinessMag ju sjell 7 shenja që tregojnë se ju jeni shumë të zënë:

Ju nuk e mbani mend herën e fundit që keni bërë një ditë pushim

Të bësh pushim nuk do të thotë se je jo produktiv. Pushimi është thelbësor për produktivitetin. Periudhat e zgjatura me aktivitet pa ndalim rezultojnë në lodhje dhe lodhja rezulton në punë me cilësi më të ulët.

Siç ka thënë edhe Sydney J. Harris, “Koha për t’u çlodhur është kur nuk keni kohë për të”.

Njerëzit tuaj të afërt kanë ndaluar së kërkuari kohën tuaj

Pse? Ata thjesht e dinë që ju nuk keni kohë për ta. Të dashurit tuaj do të jenë këmbëngulës për një kohë të gjatë, por pasi të keni arritur pikën ku ata kanë ndaluar së këmbënguluri, ju keni arritur një nivel të rrezikshëm të kohës suaj të zënë.

Ju hani ushqim ndërsa jeni duke bërë gjëra të tjera

Nëse vazhdimisht e gjeni veten duke përdorur kohën e të ushqyerit, udhëtimet me makinë, etj., si kohën për të hapur emailet, telefonatat ose caktimin e takimeve tuaja, është koha për të lehtësuar ngarkesën.

Është një gjë të përdorësh kohën në mënyrë efikase dhe absolutisht diçka tjetër kur nuk ke kohë për t’u ushqyer tamam.

Jeni më të lodhur kur ngriheni në mëngjes sesa kur shkoni në shtrat

Një nga shenjat më të sigurta të një programi të mbingarkuar është të ndjerit i lodhur në mëngjes. Ky është një tregues që nuk keni pushuar mirë gjatë natës dhe një shenjë që keni shumë gjëra në mendje.

Nëse keni kaq shumë për të bërë saqë nuk mund të pushoni edhe kur shtriheni në shtrat, ju jeni shumë të zënë.

Ushtrimi” i vetëm që ju bëni është kalimi nga një angazhim në tjetrin

Është vërtetuar se të ushtruarit promovon jetën e shëndetshme. Nëse nuk ju intereson kjo, OK, por nëse dëshironi të ushtroheni dhe thjesht nuk keni kohë për të, ju jeni shumë të zënë.

Nëse kaloni kohën duke vrapuar nga një takim në tjetrin është momenti të ngadalësoni dhe reflektoni.

Ju i trembeni zgjimit në mëngjes

Nëse ditët tuaja janë kaq të mbushura sa keni frikë edhe t’i filloni ato, ju jeni shumë të zënë. Një ditë e re duhet të ketë të paktën një nivel sado të vogël freskimi dhe gëzimi. Filloni të mendoni se çfarë duhet të bëni për ta gjetur veten tuaj përsëri.

Të mbijetuarit” është gjendja juaj e vetme

Nëse nuk e mbani mend se si ndihesh të jesh në realizimin e gjërave përpara afatit, jeni shumë të zënë. (Lifehack.org)