Treni me shpejtësi 620 km/orë projektohet në Kinë

Kina, tashmë vendi me trenat më shpejtësinë më të madhe në botë, ka zbuluar projektin më të ri për ndërtimin e trenti të ri me shpejtësi të lartë. Maglev mund të arrijë shpejtësinë deri në 620 kilometra/orë.

Treni punon me fuqi përcjellëse në temperaturë të lartë, duke dhënë ndjesinë se noton përgjatë shinave të magnetizuara.

Trenime gjatësi 21 metra u prezantua para mediave gjatë këtij muaji në qytetin Chengdu, në provincën Sichuan më 13 janar me një test në 163 metra.

Reklama e sponzorizuar

Përveç kësaj, studiuesit e universitetit ndërtuan 165 kilometra pistë për të demonstruar se si do të dukej treni .

Sipas profesorit He Chuan, treni mund të jetë funksional pas 3-10 vitesh. “Sichuan ka burime të rralla të tokës, e cila është bërë shumë e dobishme për ndërtimin nga ana jonë e gjurmëve të magnetit të përhershëm, duke promovuar kështu zhvillimin më të shpejtë të eksperimenteve”.

Treni i parë i shpejtë Maglev, ka filluar të funksionojë në vitin 2003, duke ecur me një shpejtësi maksimale prej 431 km/orë.

Lojërave Olimpike Dimërore 2022 kanë nxitur projektet kineze në infrastrukturë. Së fundi, Kina prezantoi trenin e ri, krijuar për të përballuar temperaturat e ulëta. Ai është quajtur treni i akullt.

Traveller