Turqia synon të rrisë prodhimin e brendshëm të arit në mbi 100 ton në vit në 5 vitet e ardhshme, sipas Ministrit të Energjisë, Fatih Donmez. Ministri tha se Turqia ka prodhuar 42 ton ar në vitin 2020, një nivel rekord i lartë, dhe do prodhojë më shumë në 2021.
“Objektivi i vërtetë është rritja e prodhimit në mbi 100 ton në 5 vitet e ardhshme”- tha ai, duke shtuar se Turqia synon të hyjë tek 10 vendet që prodhojnë mbi 100 ton ar në vit. Turqia improtoi 26.6 miliardë dollarë ar në 2020, thuajse sa dyfishi i vitit të kaluar, nga totali i importeve të vendit prej 219.4 miliardë dollarë. Turqit kanë blerë aktive që ruajnë vlerën dhe metalin e çmuar në vitet e fundit, veçanërisht pas rënies së madhe të lirës, duke i çuar zotërimet përjashtuar lirën turke në një rekord prej 236 miliardë dollarë këtë muaj, sipas bankës qendrore.
“Importet tona të arit janë tejet të larta. Jo e gjithë kjo përdoret në sektorin e argjendarisë. Kjo po përdoret gjithashtu si një mjet i ruajtes së vlerë” – tha ministri. Ai shtoi se për të ulur importet, duhet të sigurohet rritja e prodhimit, në mënyrë që të mos kontribohet negativisht tek defiçiti i llogarisë korrente. Sipas ministrit, Turqia ka 18 miniera operacionale të arit dhe se 20 të tjera pritet të nisin prodhimin. /Scan tv/