Studimi i ri sugjeron se disa persona mund të infektohen me një nga variantet e reja të koronavirusit, edhe nëse e kanë pasur COVID-19 më herët apo nëse janë vaksinuar, njofton CNN.
Varianti i cili së pari është zbuluar në Afrikë të Jugut në tetor dhe tash mund të gjendet në dhjetëra shtete.
“Mendoj se duhet të jemi të alarmuar”, ka thënë Penny Moore, profesoreshë e asociuar në Institutin Nacional për Sëmundje Ngjitëse në Afrikë të Jugut dhe një nga autoret e hulumtimit.
“Bazuar në të dhënat e Pennyt, me shumë gjasë vaksina do të jetë më pak efikase, por se sa më pak efikase nuk e dimë”, ka thënë virologu David Montefiori, nga Qendra Mjekësore e Universitetit Duke.
Montefiori thotë se ky studim është i pari që i jep dyshim serioz nëse infektimi i mëhershëm apo vaksina do të mbrojnë ndaj një varianti të ri të koronavirusit.
“Është hera e parë që jam i shqetësuar për një variant që pjesërisht të shmangë reagimin e sistemit imunitar dhe pjesërisht të ikë nga vaksina”, ka thënë Montefiori.
Por, të dy ekspertët thonë se njerëzit duhet të vaksinohen. Është shumë efikase ndaj formave tjera të virusit dhe me gjasë do të jep një nivel të mbrojtjes edhe për variantin e ri.
Hulumtimi ende nuk është publikuar në revistë mjekësore.