100 mijë vaksina nga COVAX-i në Kosovë vijnë në fund të shkurtit

Në fund të muajit shkurt, Kosova do të marrë 100 mijë vaksina nga skema e njohur si “COVAX”, është bërë e ditur nga një njoftim i fundit nga vetë ky program.

Siç thuhet në listën e publikuar sot, në Kosovë do të vijnë 100 mijë e 800 doza të vaksinës së “AstraZenecas”.

Efikasiteti i kësaj vaksine kalon 90 përqindëshin. Vaksina jepet në dy doza.

Reklama e sponzorizuar

Në një studim të fundit të kryer në Britaninë e Madhe, sekretari i Shëndetësisë në këtë shtet ka thënë se rezultatet e kësaj vaksine janë “të shkëlqyeshme”.

Në janar, Qeveria Hoti kishte thënë se ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës së “Pfizerit”.