3 të vdekur e 292 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 3 viktima dhe gjithsej 292 raste të reja të infektimeve me COVID-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se po ashtu janë shëruar edhe 556 persona nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ndërsa theksojmë se në 24 orët e fundit janë testuar afro 3 mijë mostra.

Reklama e sponzorizuar

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 15 raste, Mitrovicë 15 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 10 raste, Vushtrri 10 raste, Obiliq 8 raste, Deçan 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Malishevë.