Pas një rënie prej gati 10 mijë dollarë brenda tri ditëve, Bitcoin ka filluar ta rimerr vetën.
Ky kthim i fitimeve të kësaj kriptovalute vjen pas investimit të fundit prej 170 milionë dollarëve nga kompania amerikane për pagesa elektronike Square.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht Bitcoin po tregtohet me mbi 50 mijë dollarë.
Të dhënat tregojnë, se Bitcoin brenda një jave kishte rënie prej 2 për qind, ndërsa brenda 24-orëve u vlerësua me mbi 5 për qind.
Gjatë të shtunës së kaluar, kriptovaluta arriti rekordin prej 58 mijë dollarëve.
Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.
Kurse, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me rreziqet që paraqet Bitcoin për investitorët dhe për publikun.
Sipas Yellen, mbetet pikëpyetje në lidhje me legjitimitetin dhe stabilitetin e kriptovalutës.
Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave është 1.54 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin përbën mbi 60 për qind të tregut.