Çmimet e naftës kanë vazhduar rritjen e kësaj jave dhe kanë prekur nivelin më të lartë në 13 muaj, ndërkohë që vala e të ftohtit në Teksas dhe rajonet përreth, kanë mbyllur të paktën 1/5 të prodhimit në rafineritë në SHBA dhe një milionë fuçi të naftës bruto. Nafta brent u rrit me 1.5% në 65.27 dollarë për fuçi, duke prekur nivelin më të lartë që prej Janarit 2020, ndërsa nafta bruto amerikane (WTI) shtoi 1.2% në 61.9 dollarë për fuçi, gjithashtu nivelin më i lartë në 13 muaj.
Të dy çmimet benchmark, shtuan rreth 1 dollarë ditën e Mërkurë dhe janë rritur me mbi 6% në 1 Javë. I ftohti i pazakontë që ka goditur pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara mund të godasë prodhimin për ditët, e madje dhe javët në vazhdim. Sektori i energjisë në Teksas ka qëndruar i mbyllur për të pestën ditë radhazi, pasi i ftohti i arktikut është zgjatur drejt shteteve jugore që zakonisht nuk kanë mot ekstrem të ftohtë. Thuajse 1 milionë fuçi në ditë në prodhim janë mbyllur, sipas analistëve. Inventarët e naftës bruto në SHBA ranë me 5.8 milionë fuçi në javën që përfundoi më 12 Shkurt, në një total prej 468 milionë fuçi. Çmimet ishin rritur në kohët e fundit edhe prej shpresës së stimujve në Shtetet e Bashkuara dhe kufizimit të ofertës botërore.