Dy të vdekur e 234 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy persona, 51 dhe 59 vjeç, kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Vdekjet janë regjistruar në Prishtinë dhe Prizren.

Me dy vdekjet e regjistruara të martën, numri total i vdekjeve si pasojë e pandemisë ka arritur në 1528.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 234 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 2405 mostrave.

Reklama e sponzorizuar

Numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste. Janë 6814 raste aktive.

Prishtina i prin sërish listës me më së shumti raste ditore, me 109.

Image