Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se duket se nga aksioni i sotëm në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, janë konfiskuar dy valixhe me para.
Miftarja përmes një postimi në Facebook, ai tha se në këtë aksion duket se janë konfiskuar valixhe me shuma parashë, derisa ka lavdëruar prokurorin e rastit.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Nga aksioni i sotem si duket dy valixhe me Euro qenkan konfiskuar.
Banknotat 500, 200 dhe 100, aty ketu edhe 50. Jo pak, po SHUME, me qindra mijera Euro. E ne kete rast, nese perfundon si duhet lenda, nje pergezim per prokurorin e rastit Rafet Halimi dhe krejte zyrtaret policor.
Respekt per Prokurorin Rafet Halimi. Ama aspak respekt per Kujtim Munishin qe u mundu ne vend te ngjarjes me ja marr meritat prokurorit Halimi.