Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar raportin e radhës për Kosovën, ku ka analizuar efektet e pandemisë COVID-19 në ekonominë e vendit.
Sipas raportit të fundit të FMN-së, ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 është tkurrur për 6 për qind si pasojë e goditjes së rëndë nga COVID-19.
“Pavarësisht mbështetjes së politikës ekonomike aktiviteti vlerësohet të ketë rënë 6 për qind në vitin 2020 për shkak të efektit të kombinuar të masave të rrepta vendore të kufizimit dhe kufizimeve ndërkombëtare të udhëtimit. Deficiti fiskal u rrit në 7.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke pasur parasysh rënien e madhe të të ardhurave nga taksat”, thuhet mes tjerash në raport.
FMN-ja poashtu ka potencuar se deficiti i llogarisë vlerësohet të jetë rritur në 7.5 për qind të PBB-së, kryesisht për shkak të rënies së remitencave nga diaspora, thuhet në raport, raporton Front Online.
Megjithatë, FMN-ja parashikon se aktiviteti ekonomik të rikthehet me 4.5 për qind në 2021.