Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur pajisjet mekanike të radarëve civilë që ishte raportuar se janë vjedhur.
Sipas njoftimit, pajisjet ishin ngarkuar gabimisht në një kompani tjetër dhe pas verifikimit të depos, është parë se nuk mungon asgjë dhe pajisjet janë u janë dorëzuar zyrtarëve përkatës.
“Në konsultim me prokurorin janë intervistuar gjashtë persona në cilësi të dëshmitarëve”, thuhet në njoftimin policor.