Ministrja në detyrë Hykmete Bajrami ka konfirmuar për KOHËN se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Ajo ka thënë se dorëheqja ka ardhur për arsye personale.
Bajrami ka shtuar se nuk ka dhënë dorëheqje edhe nga LDK-ja.
“Po është e vërtetë që me kërkesën time jam liruar nga pozita e ministres në detyrë. Kjo ka ardhur për arsye të mijat personale. Por nuk është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë ajo.