Katër komuna përfitojnë 2.8 milionë euro për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe JICA japoneze kanë nënshkruar Marrëveshjen për realizimin e Projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave..

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj tha se ky projekt kap vlerën e 2.8 milionë eurove dhe do të zgjasë tri vjet, përderisa nis në muajin maj.

“Kjo nuk është ndihma e parë e Qeverisë japoneze edhe kjo është një marrëveshje është një ndihmesë e nevojshme për qytetarët e Kosovës. Projekti për të cilin po flasim është tre vjeçare dhe nis në maj. Është një përvojë që nuk nis tani, por që përsëritet nga qeveria japoneze”, tha ai, raporton EO.

Reklama e sponzorizuar