KEDS: Furnizimi me energji elektrike është stabil

KEDS-i njofton se situata me furnizim me energji elektrike edhe gjatë ditës së sotme vazhdon të jetë stabile.

Përmes një statusi në Facebook KEDS-i njofton se ka në dispozicion rreth 70 gjeneratorë mobilë të cilët shfrytëzohen në rast të ndonjë të papriture në rrjet.

Reklama e sponzorizuar

“KEDS ka në dispozicion rreth 70 gjeneratorë mobil, të cilët do të shfrytëzohen në rast të ndonjë të papriture në rrjet në mënyrë që mbarëvajtja e procesit të votimit të vijoj sipas planifikimeve. Krahas kësaj, KEDS ka instaluar në qendrat e votimit 1000 bateri emergjente, të cilat do të vihen në përdorim në rast nevoje. Të njëjtat pas përfundimit të votimit, do t’i lihen në shfrytëzim shkollave”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.