Koha e Monedhave Dixhitale! Pas Bitcoin, Ether shënon rritjen historike të vlerës

Kriptomonedha Ether arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave, duke tejkaluar 1700 dollarë, për të parën herë. Ether, e cila është monedha e dytë më e madhe dixhitale në botë për nga vlera e tregut, u rrit me 11.2%, sipas të dhënave nga CoinDesk.

Kjo rritje vjen pasi bitcoin, monedha më e vlefshme virtuale, arriti një rekord afër 42.000 dollarë muajin e kaluar. Ethereum, rrjeti i etherit, u krijua pas bitcoin-it në vitin  2013. Dallimi kryesor që ka me bitcoin është që mbështetet nga aplikacionet.

Ndërkaq, vlera totale e tregut të të gjitha kriptovalutave arriti në 1 miliardë dollarë, muajin e kaluar.

Reklama e sponzorizuar

Burimi origjinal: CNBC /Scan tv/