Komuna e Mitrovicës do të ketë buxhet prej mbi 20 milionë euro për vitin 2021

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka miratuar draft-buxhetin e vitit 2021 për këtë komunë i cili parasheh buxhet prej më shumë se 20 milionë euro për këtë vit.

Përmes një njoftimi për media, Komuna ka bërë të ditur se buxheti do të jetë 20 milionë e 725 mijë e 819 euro prej të cilave, mbi 7 milion euro do të jetë grandi i përgjithshëm, mbi 8 milionë euro granti specifik për arsim, mbi 2 milion euro granti specifik për shëndetësi dhe mbi 2 milionë euro të hyrat vetanake.

“Ky buxhet do të shfrytëzohet drejt dhe në përputhje me kërkesat e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Reklama e sponzorizuar