Ndërsa daljet e shqiptarëve nga vendi kanë shënuar tkurrje më të fortë (-48.8%), teksa Bashkimi Europian vijon të mos lejojë hyrjet e shtetasve nga vende jo të BE-së.
Sipas INSTAT, Në Janar 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 185.329. Krahasuar me Janar 2020, ky numër ka rënë me 25,7 %.
Në Janar 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 47,2 % (ndonëse në një numër të ulët në total) dhe Kosova me 13,0 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 87,0 % dhe Spanja me 73,0 %, krahasuar me Janar 2020.
Në total, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2021, janë 405.799. Krahasuar me Janar 2020, ky tregues rezulton me rënie 41,5 %.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Janar 2021, janë 450.581 duke shënuar një rënie me 46,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2021, janë 271.684. Krahasuar me Janar 2020, ky numër ka rënë me 48,8 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2021, janë 178.897. Krahasuar me Janar 2020, ky numër ka rënë me 42,6 %.
Turizmi, gjithnjë e më i varur nga Kosova e rajoni
Pandemia ka ndikuar ndjeshëm në uljen e hyrjeve të shtetasve të huaj, por ata që po e mbajnë gjallë turizmin në Shqipëri janë shtetasit nga Kosova. Në janar 2021, hyrjet e shtetasve nga Kosova zinin 47% të totalit, nga 31% që ishte kjo peshë në janar të një viti më parë, kur ishte një vit normal.
Shtetasit nga Maqedonia kanë vijuar të jenë të dytët, me 18% të totalit, ndonëse me rënie prej rreth 10%.
Në vend të tretë ka kaluar Mali i Zi, me 13% të totalit (tkurrje 21.6%).
Nga këto tre shtete të rajonit kanë ardhur gati 80% e shtetasve të huaj në janar.
Ndërsa shtetasit nga Greqia, që në janar ishin të dytët pas Kosovës kaluan në vend të pestë pas Italisë, pas tkurrjes me 87%. Kjo rënie lidhet me kufizimet e ndjeshme që vendosi pala greke në kufi, si rrjedhojë e situatës së Covid-19, çka bëri që shumë shtetas shqiptarë (me pasaporte greke) të mos vinin në qytetet e tyre të lindjes për festat e fundvitit.