Çmimet e naftës u luhatën pranë niveleve më të larta 13-mujore , si rrjedhojë e valës së të ftohtit në SHBA, që çoi në mbylljen e puseve në shtetin prodhues të naftës të Teksasit, megjithëse fitimet u kufizuan nga një marrëveshje për pagat në Norvegji, që shmangu ndërprerjet e furnizimit në Evropë.
Pozitivisht ndikoi dhe fushata e vaksinimeve të koronavirusit, duke nxitur pritjet e një rimëkëmbjeje në ekonominë globale dhe kërkesës për naftë.
Treguesi referencë i naftës europiane të papërpunuar Brent ra me 37 cent, ose 0,5%, në 62,93 dollarë për fuçi, por mbeti afër kulmit 13-mujor, të arritur në seancën e mëparshme.
Treguesi referencë i naftës së papërpunuar të SH.B.A.-së Texas Intermediate (WTI) fitoi 45 cent, ose 0.8%, duke arritur në 59.92 $, pasi preku nivelin më të lartë, që nga fillimi i janarit të vitit të kaluar.