MSH-ja publikon kategorizimin e ri të komunave, katër në të kuqen

Ministria e Shëndetësisë ka bërë renditjen e re të komunave sipas zonave, bazuar në rezultatet e fundit të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike.

Sipas MSH-së, në zonën e kuqe janë: Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Zveçani.

Në atë të verdhë renditen: Lipjani, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe Leposaviqi, ndërsa në të gjelbër: Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Prizren, Vushtrria, Gjilani, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

Reklama e sponzorizuar

Në bazë të njoftimit të MSH-së, zona e kuqe nuk ka pësuar ndonjë ndryshim, derisa në të verdhën është shtuar Mitrovica e Veriut dhe në të gjelbrën janë shtuar Gjilani, Vushtrria dhe Prizreni.