Nafta i rikthehet humbjeve- Publikon fitime prej rreth 20% gjatë muajit shkurt

Nafta ka rënë ndjeshëm në sesionin e djeshëm, për shkak se kolapsi i çmimeve të obligacioneve në SHBA shkaktoi një rritje të ndjeshme të dollarit amerikan. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 62 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent po tregtohet në rreth 66 dollarë për fuçi. Një dollar më i fortë i bën lëndët e para që tregtohet në monedhën e gjelbër më të shtrenja për zotëruesit e monedhave të tjera. Por, pavarësisht rënies në sesionin e sotëm, të dy bençmarkët pritet të publikojnë fitime prej 20%, gjatë shkurtit, kryesisht për shkak të uljes së prodhimit në SHBA dhe optimizmit për përmirësimin e kërkesës, ndërkohë që vijojnë programet e vaksinimit.

Gjithashtu, investitorët po presin takimin e OPEC dhe aleatëve të tjerë që zhvillohet javën e ardhshme. Analistët parashikojnë një rritje të lehtë të prodhimit për shkak të përmirësimit të këresës për naftë. Gjatë të ftohtit ekstrem që përfshiu Teksasin javën e kaluar, u shkaktua një mungesë në treg prej rreth 4 milionë fuçi në ditë. Sipas analistëve do të duhen edhe disa ditë përpara se prodhimi të rikthehet në kapacitet të plotë./Scan tv/