Në çantat e konfiskuara tek zyrtarët e ministrisë ishin gati gjysmë milion euro

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Agim Nuha.

Ky aksion është zhvilluar edhe në disa komuna tjera të Kosovës, e ku nën pranga kanë përfunduar 12 persona.

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka thënë se në këtë aksion sekuestruar diku afër 400 mijë euro.

Reklama e sponzorizuar

“Sot gjatë ditës nga Drejtoria për Krime dhe Kundër-Korrupsion janë sekuestruar një shumë e madhe e parave, diku afër 400 mijë euro. Saktësisht ende nuk e dimë por sillen aty diku”, ka thënë ai.