Në këtë datë do të largohen të gjitha targat KS

Deri me 14 shtator të këtij viti, asnjë automjet i regjistruar në Republikën e Kosovës nuk do të shihet më me targa KS. Ato do të zhduken dhe po zëvendësohen me targa RKS.

Kjo pasi mbaron marrëveshja pesë vjeçare e nënshkruar më 2016 ndërmjet zyrtëve të Kosovë e Serbisë në Bruksel.

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha ka konfirmuar për “Syri.net” se targat KS janë duke u hequr nga  automjetet të cilat po regjistrohen dhe deri me 14 shtator do të hiqen të githa.

Reklama e sponzorizuar

Ai tregoi se kjo po bëhet në kudër të marrëveshjes së Brukselit e cila ka nisë së zbatuari më 14 shtator të vitit 2016 dhe e cila përfundon me 14 shtator 2021.

Numri i automjeteve të regjistruara me targa KS kishte kaluar mbi 35 mijë dhe nga 14 shtatori kur u kalon regjistrimi u merren targat KS e u jepen RKS.  

Nga ky institucione tregojnë se nga 14 shtatori atuomjeteve KS të cilave u skandon regjistrimi u merren targat e vjetra dhe u lëshohen të reja.

Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, kan thënë se pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen t’i shndërrojnë targat KS me ato RKS.

“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”.