Kompania e njohur ”Dell Technologies” njoftoi për rritje të fitimeve në tremujorin e katërt të vitit 2020, pasi të ardhurat u rritën me 9%, kryesisht për shkak të kërkesës së vazhdueshme për kompjuterë dhe notebook, ndërkohë që pandemia Covid-19 vazhdon të detyrojë shumë njerëz të punojnë në distancë.
Fitimet dhe të ardhurat për tremujorin tejkaluan vlerësimet e analistëve të “Wall Street”.
Të ardhurat për tremujorin u rritën në 26.11 miliardë dollarë nga 24.02 miliardë dollarë të vitit të kaluar.
Analistët kishin një vlerësim të të ardhurave prej 24.49 miliardë dollarësh. \ atsh