Pfizeri dhe AstraZeneca konsiderohen si vaksina shumë të sigurta

Vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca që po u jepen miliona njerëzve në Britaninë e Madhe janë jashtëzakonisht të sigurta, me disa efekte anësore të pritshme, thotë rregullatori i barnave në ishull.

Ata vlerësuan raportet e sigurisë nga shtatë milionë doza të dhëna deri më 24 janar – kryesisht me vaksinën e Pfizer, shkruan BBC.

Rreth 3 në çdo 1000 njerëz të vaksinuar kishin pasur reagime të dyshuara për ndonjë efekt anësor.

Reklama e sponzorizuar

Pothuajse të gjitha rastet ishin të lehta, të tilla si dhimbje krahu dhe sëmundje ‘e ngjashme me gripin’.

Këto pasoja nuk janë vetë sëmundja, por reagimi i trupit ndaj vaksinës. Gjendja e tyre zakonisht përmirësohet brenda dy ditësh, thotë Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në Britani.

Reaksione të rënda alergjike ndaj vaksinës Pfizer/BioNTech mund të ndodhin por janë shumë të rralla – midis një dhe dy rasteve për 100 mijë doza të dhëna, vlerësojnë ekspertët.