Punëtorët të cilët po punojnë nga shtëpia po kalojnë më shumë kohë në tavolinat e tyre dhe po përballen me më shumë punë se para pandemisë me COVID-19, kanë thënë studiuesit.
Koha mesatare e një punëtori që punon nga shtëpia me kompjuter në Britani, Austri, Kanadë dhe SHBA, është rritur për më shumë se dy orë në ditë që nga fillimi i virusit, sipas të dhënave nga kompania mbështetëse e bizneseve, NordVPN Teams.
NordVPN Teams ka analizuar të dhënat për të parë se si rrjetet e bizneseve private po shfrytëzoheshin nga punëtorët e tyre, shkruan The Guardian.
Të dhënat tregojnë se punonjësit në shtëpi po marrin pushim më të shkurtër të drekës, duke punuar gjatë sëmundjes dhe më shumë punonjës që janë aktiv ndërsa koha e tyre mes punës dhe kohës së lirë është e paqartë.
Kur janë pyetur se çfarë mund të bënte kompania e tyre për ta adresuar këtë çështje, 55 për qind e punonjësve thanë se do të ndihmonte nëse punëdhënësit mbanin komunikimin dhe punët brenda orarit.
Të dhënat tregojnë se në janar punonjësit në Britani dhe SHBA kryesisht ishin të kyçur 11 orë në ditë.