Reshjet e shiut javë më parë shkaktuan vërshime e shumë dëme, mirëpo ato ndikuan pozitivisht në diçka të nevojshme në Kosovë.
Lumenjtë e liqenet u mbushën e madje edhe dolën nga shtrati.
Liqenin e Batllavës jo shpeshherë mund ta shohim në këtë gjendje, ku tashmë është kaluar kuota maksimale dhe ka kapërderdhje.
Aktivistja mjedisore, Flutra Zymi, e cila gjatë tërë vitit ngriti zërin ndaj këtyre problemeve, thotë se mbushja e lumenjve e liqeneve ka qenë më se e nevojshme në këto kohë.
Njëjtë sikurse liqeni i Batllavës edhe lumi Drini i Bardhë sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik ka tejkaluar kuotën maksimale, gjë kjo që ndodhi pas shumë vjetësh.
Hidrologu thotë se edhe lumenjtë e tjerë kanë pasur përmbytje, kryesisht ata afër bjeshkëve.
Megjithatë, sipas aktivistes mjedisore, vendi ka nevojë edhe për reshje të tjera.
Ngritja e nivelit të ujit ka bërë që ai të turbullohet. Si pasojë, shumë komuna janë përballur me reduktime në furnizim me ujë të pijshëm.