Bitocin e kishte filluar vitin 2021 me një rritje të fortë, por vlera e kësaj kriptovalute nuk kishte qene e qëndrueshme pasi pati një rënie të theksuar.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, Bitcoin ka filluar ta merr veten.
Aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me 39,505.6 dollarë, që është shumë afër thyerjes së kufirit prej 40 mijë dollarësh.
Të dhënat tregojnë, se Bitcoin brenda një jave kishte rritje prej 18.5 për qind, ndërsa brenda 24-orëve u zhvlerësuar me rreth 4 për qind.
Çmimi i kësaj valute është rritur më shumë se 700 për qind që nga përhapja e pandemisë COVID-19 për herë të parë në muajin mars 2020.
Rritja e kërkesës nga investitorët për kriptovalutën ka nxitur rritjen e vlerës së Bitcoinit në fillim të vitit 2021. Kërkesa u rrit nga mundësia e fitimeve më të shpejta në një botë që aktualisht dominohet me normat negative të interesit.
Aktualisht vlera e tregut e kësaj valute është 1.2 trilion dollarë, ku përbën mbi 60 për qind të tregut të këtyre valutave.