Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për bllokimin e eksporteve të produkteve kosovare.
Shoqata thotë se ka pranuar shqetësime të shumta nga anëtarët e saj për shkak të kufizimit të lëvizjes të këtyre bizneseve.
Përpunuesit e drurit thonë se tregu i Kosovës është i hapur për të gjitha tregjet, ndërkohë që shteti nuk mund të mbështesë ata të eksportojnë produktet jashtë vendit, përcjell Telegrafi.
“Si gjithmonë urojmë të mbijetoni dhe të gjendeni, sepse çështja e vizave është një pikë në det për pushtetarët tanë!”
Shoqata është shprehur e zhgënjyer edhe nga politikat e Bashkimit Evropian për bllokimin e qytetarëve e bizneseve të Kosovës.
Njoftimi i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës
Te nderuar anëtarë,
Shumë nga ju keni shqetësime të mëdha tashmë! Mundësia e juaj e lëvizjes së kufizuar tashmë është bëre akoma më e pamundur! Viza biznesi nuk ka! Nevojat e juaja për lëvizje të lirë janë shumë të mëdha.
Çfarë të bëjmë ne? Fuqia jone ndalet këtu! Si shoqatë. Çdo ambasade ka ndalë vizat, si shteti më i hapur që jemi për qarkullim të mallrave nga çdo skaj i botës, pa asnjë kufizim, por ne nuk jemi në gjendje akoma si shtet të ofrojmë përkrahjen e prodhuesve për eksport!
Si gjithmonë urojmë të mbijetoni dhe të gjendeni, sepse çështja e vizave është një pikë në det për pushtetarët tanë!
BE mos po ju duket qe e keni tepru me këtë popull e këtë shpirt ndërmarrës!!!
E keni izolu në pikën e fundit! A jemi ne fajtore të destabilizimit në Ballkan apo çfarë keni me ne! E çuditshme! E pakuptimtë dhe pa asnjë shpjegim!
E ju shqiptarë, pushtetarë kosovare vazhdoni luftën për pushtet se krejt ne vije i keni qitë!