Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka aprovuar të hënën vaksinën anti-COVID të AstraZenecas dhe Universitetit të Oksfordit për përdorim urgjent.
Nga ky vendim pritet të përfitojë edhe Kosova, pasi më herët COVAX kishte publikuar parashikimet rreth shpërndarjes së vaksinës për vendet që tashmë kanë aplikuar për këtë vaksinë. Kosova pritet të përfitojë 100.800 doza të kësaj vaksine, derisa është raportuar se efekti i kësaj vaksine shkon deri në 63 për qind për të rritur, reuters.
Testi i i fundit OBSH-së më 8 shkurt zbuloi se vaksina Astrazeneca plotësoi kriteret “e domosdoshme” për sigurinë dhe përfitimet e saj të efikasitetit tejkaluan rreziqet e saj, raportojnë mediat e huaja.