Administrata Tatimore e Kosovës njofton se nga data 01 prill do të ofroj edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik (EDI) do të mundësohet deklarimi i Tatimeve të Mbajtura në Burim duke ngarkuar edhe listën e personave të të cilëve ju është mbajtur Tatimi në Burim.
Deklarimi i Tatimeve të Mbajtura në Burim (TMB) përmes formularit “WR – Pasqyra mujore e mbajtjes në burim dhe pagesës së tatimit në interes, të drejta pronësore, qira, fitore në lotari dhe lojëra të fatit dhe personin jo-rezident”, do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike.
Më konkretisht, tatimpaguesi duhet të plotësoj listë-pagesën në formatin e dizajnuar nga ATK.
Deklarimi i formularit “WR” për periudhën mars/2021 e tutje do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike.
Për plotësimin e saktë të listë-pagesës, ATK ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e Listë-pagesës”, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse ku edhe bëhet deklarimi.