Ari bie me mbi 1%- Ndikon rritja e interesave të borxhit në SHBA dhe rimëkëmbja e dollarit

Ari

Ari ra me mbi 1% në sesionin e fundit tregtar të Javës, prej rimëkëmbjes së interesave të borxhit në SHBA dhe rritjes së dollarit amerikan, që çuan metalin e çmuar drejt niveleve më të ulëta në 9 muaj. Ky zhvillim ka zbehur optimizmin se paketa e stimujve në SHBA do nxisë çmimet.

Norma spot e arit ra me 1.1% në 1,703 dollarë për onz. Metali kishte prekur nivelin më të ulët në 9 muaj prej 1,676 ditën e Hënë. Analistët thonë se rritja e dollarit dhe yield-it të thesarit kanë hequr shkëlqimin e metalit. Yieldi benchmark u rrit drejt nivelit më të lartë në 1 vit,  duke rritur koston oportune të mbajtjes së metalit të çmuar. Presidenti Joe Biden nënshkroi paketën e stimujve prej 1.9 trilionë dollarë dhe tha se po përpiqet të përshpejtojë fushatën e vaksinimit për të rikthyer normalitetin deri më 4 Korrik, në ditën e pavarësisë. Investitorët po presin edhe për takimin e Rezervës Federale në javën e ardhshme, për udhëzime mbi politikat monetare.

Sipas analistëve, shpërndarja e shpejtë e vaksinave po mbështet tregun e punës, duke hequr interesin për aktive të sigurta./Scan tv/

Reklama e sponzorizuar