BQK ka njoftuar se asetet e sistemit financiar në fund të dhjetorit 2020 arritën vlerën në 7.91 miliardë euro.
“Krahasuar me vitin e kaluar, sistemi financiar në vend është zgjeruar me ritëm më të ngadalësuar, kryesisht ndikuar nga zhvillimet në sektorin pensional. Tërheqja e 10 përqind të kursimeve pensionale nga kontributëdhënësit2 në muajin dhjetor; si dhe kthimi më i ulët në investime gjatë vitit kanë ndikuar në ecurinë e sektorit pensional. Sektori bankar kishte kontributin kryesor në rritjen e aseteve të sistemit financiar, duke shënuar rritje vjetore prej 12.4 përqind në vitin 2020 (13.7 përqind në periudhën paraprake). Sektori i sigurimeve dhe ai mikrofinanciarë, kishin kontribut pozitiv në rritje, por ndikimi i tyre mbetet i ulët për shkak të peshës së ulët në gjithsej asetet e sektorit”, thuhet në raportin e BQK-së.