Bie nga lartësia një punëtor në Vushtrri, dërgohet për trajtim në QKUK

Raportohet se një person në Vushtrri përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi me ç ‘rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.