Një rënie e madhe e vlerës së aksioneve të kompanisë ka bërë që prodhuesit të veturave elektrike t’i bie edhe vlera në treg për më shumë se 260 miliardë dollarë.
Vlera e aksioneve ra për 7.5 për qind në ShBA, duke bërë që java të përmbyllet me 16 për qind rënie dhe 35 për qind nën nivelin rekord të aksioneve që u shënua më 26 janar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Kështu, vlera e përgjithshme e kompanisë në treg ra për 267 miliardë dollarë në 567 miliardë. Në janar, vlera e kompanisë ishte 834 miliardë dollarë. Kjo rënie ndikoi edhe në zvogëlimin e pasurisë së shefit të saj, Elon Musk, i cili ka rreth 20 për qind të aksioneve.
Musk, që për pak kohë e mbajti titullin e njeriut më të pasur në botë muajin e kaluar, humbi pasuri prej 7.5 miliardë dollarësh këtë vit. Sidoqoftë, ai ende është “larg varfërisë”, sepse ka rreth 162 miliardë dollarë.
Analistët thanë se rënia e vlerës së aksioneve të kësaj kompanie mund të ketë ardhur pasi investitorët janë shqetësuar se prodhuesi i veturave mund të jetë mbivlerësuar shumë.