Personi që bleu postimin e parë në Twitter nga themeluesi Jack Dorsey për 2.9 milionë dollarë, thotë se ka bërë një investim të mençur.
“Është si një pjesë e historisë në formë të një aseti digjital. Kush e di se sa do të jetë çmimi i postimit të parë në Twitter pas 50 vjetëve”, ka thënë Sina Estavi nga Malajzia.
Estavi e ka krahasuar blerjen e “tweetit” të parë me “Mona Lisan” e Leonardo da Vincit.
Ekspertët pajtohen se postimi i parë në Twitter është një aset i çmuar.
Postimi në Twitter i Jack Dorseyt më 21 mars të vitit 2006 shkruante “just setting up my twitter”.