Britania njofton për “taksën për korporatat” – Synohet rritje me 25% për t’u rikuperuar nga pandemia

Financial District of London and the Tower Bridge

Ministri britanik i Financave Rishi Sunak njoftoi të mërkurën se Taksa e Korporatës në Mbretërinë e Bashkuar do të rritet në 25% në prill 2023 ndërsa qeveria kërkon të rivendosë financat publike si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në deklaratën e tij të Mërkurën, Sunak tha se ndryshimet do të hyjnë në fuqi pasi Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit pret që ekonomia të kthehet në nivelin e saj para-Covid.

“Së dyti, jemi duke mbrojtur bizneset e vogla me fitime prej 50,000 £ ose më pak, duke krijuar një Normë të Fitimeve të Vogla, të mbajtura me normën aktuale prej 19%,” i tha Sunak Dhomës së Komunave.

Reklama e sponzorizuar

Kjo do të thotë që rreth 70% e kompanive – 1.4 milion biznese – do të jenë plotësisht të paprekura.”

Ligji i ri do të tatojë me normën e plotë 25% vetëm kompanitë me fitime më shumë se 250,000 paund në vit./Scan tv/