Deutsche Bank ul parashikimin e PBB-së në Eurozonë, e rrit për Shtetet e Bashkuara e Britaninë

Deutsche Bank, banka më e madhe gjermane ka ulur parashikimet për rritjen e ekonomike të Eurozonës gjatë këtij viti me 1 pikë përqindjeje, duke përmendur përhapjen e vazhdueshme të kufizimeve në aktivitetet e lidhura me pandeminë, por nga ana tjetër ka rritur parashikimet për Britaninë, Shtetet e Bashkuara dhe Indinë.

Në një raport të publikuar këtë të martë, banka e investimeve uli parashikimet e produktit të brendshëm bruto (PBB) për Eurozonën në 4.6%, nga 5.6% e parashikuar në nëntor. Nga ana tjetër ekonomia e Britanisë pritet të zgjerohet më 5.7 për qind, nga 4.6 për qind që ishte parashikuar më parë.

“Programi i shkëlqyeshëm i vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar do të bëjë që kufizimet të hiqen gradualisht gjatë gjysmës së parë të vitit, duke sjellë si rezultat një tremujor të dytë shumë të fortë, dhe një T3 të fuqishme”, tha Deutsche, duke shtuar që kjo do ta çonte ekonominë në rreth 98% të nivelit të saj të PBB-së para pandemisë.

Reklama e sponzorizuar

Për Shtetet e Bashkuara, Deutsche ngriti parashikimin e saj në 6.6%, një rritje e shpejtë nga 4% që parashikojë në nëntor. Gjithashtu edhe ekonomia e Indisë do të rritet në 10.2% këtë vit nga parashikimi prej 7.9 për qind në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Sa i përket ekonomisë globale, sipas Deutsche, pritet të rritet me 6.8 për qind gjatë këtij viti./Reuters/