Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lejon përmbylljen e procesit të likuidimit edhe për KB “Kishnapola” dhe KB “Vllashki Drenovc”

Agjencia Kosovare e Privatizimit-AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar një Aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJSK) me të cilët lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për GJI016 Kooperativa Bujqësore (KB) “Kishnapola” me seli në Kishnapole/Komuna e Gjilanit dhe PRZ089 Koopertativa Bujqësore (KB) “Vllashki Drenovc” me seli në Drenovc /Komuna e Malishevës.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këto dy (2) KB, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtyre dy (2) Aktvendimeve (C-IV.-18-0066 dhe C-IV.-18-0067) i ka aprovuar këto dy (2) Raporte Përfundimtare dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-të e lartcekura.

Si rrjedhojë pas Aktvendimit të fundit të DHPGJSK-së numri i NSH-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në terësi ka arritur në 35 NSH/KB/Asete.

Reklama e sponzorizuar

Raportet Përfundimtare janë postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (www.pak-ks.org).

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.