Zyra evropiane e Statistikave në raportin e treguesve të pabarazisë e ka përfshirë të dhënat edhe Kosovën.
Eurostat në raport, vendit tonë i referohet me fusnotë, sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244, përcjell Telegrafi.
Sipas hulumtuesit dhe ligjëruesit të politikave sociale Artan Mustafa, publikimi i Eurostat i bënë më të besueshme të dhënat, duke i krahasuar me vendet tjera.
“Publikimi i parë i Eurostat për treguesit e pabarazisë/varfërisë/ndarjes së të ardhurave për Kosovën bazuar në EU-SILC është një zhvillim shumë pozitiv. Kjo shton besueshmërinë, transparencën dhe i bën treguesit të krahasueshëm me vendet e tjera”, shkruan Mustafa në Twitter.