Gastronomët ‘kërcënojnë’ qeverinë me protesta

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka insistuar se në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës nuk ka ndërruar mendjen në lidhje me organizimin e protestave të mundshme.

Por, në një sqarim thuhet se protesta do të organizohet vetëm nëse masat aktuale do të ndryshojnë, transmeton lajmi.net.

Reklama e sponzorizuar

SQARIM PËR PUBLIKUN

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës më dt. 04.03.2021, është diskutuar ideja e organizimit të marshit protestues këtë të hënë në ora 15:00 në sheshin Skënderbeu pranë Qeverisë, NË RAST TË ASHPËRSIMIT TË MASAVE AKTUALE (zvogëlimi i orarit të funksionimit të bizneseve, zvogëlimi i shërbimeve, etj).

Qëllimi i këtij organizimi ka qenë kundërshtimi i ashpërsimit të masave Anticovid, të cilat ka pasur pritshmëri të merren si pasojë e zhvillimeve dhe paralajmërimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK-së). Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Rrjedhimisht nuk ka protestë.

E theksojmë përsëri! Në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave, ku paraprakisht do të ju lajmërojmë rreth detajeve tjera.